Më 17 tetor 2019, HIB Petrol përuroi pikën më të re në Kosovë, përkatësisht në qytetin e Prizrenit, ekonominë e dytë më të madhe në Kosovë. Pika e re e shitjes është pika e 16-të me radhë për kompaninë dhe njëherit taksapaguesin më të madh në vend.
Me këtë hap, HIB Petrol dëshmon fokusin në sjelljen e derivateve më cilësore në vend, sa më afër klientëve të tyre. Hapja e pikës së 16-të poashtu nënkupton investimin dhe përqendrimin e kompanisë në qytetin e Prizrenit, qasje në të gjitha produktet dhe shërbimet e saj për të gjithë klientët dhe vizitorët e qytetit, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Për më shumë, ky hap krijon mundësi të reja bashkëpunimi mes HIB dhe komunitetit të biznesit në këtë rajon. HIB Petrol njihet gjithashtu për kontributin e vazhdueshëm përmes donacioneve dhe mbështetjes financiare ndaj komuniteteve dhe grupeve të ndryshme shoqërore, kulturore dhe sportive.
Së fundmi, kompania gjithashtu ka zyrtarizuar mbështetjen financiare ndaj Komitetit Olimpik të Kosovës, në vijueshmërinë e aktiviteteve mbështetëse që kompania ndërmerr në çdo kohë të vitit.
Recent Comments