Programi i lojalitetit kartela FamiljaHIB është program që është dizajnuar për t’i shpërblyer të gjithë klientët lojal në formë të pikëve për çdo Euro që ju shpenzoni. Pikë këto të cilat kthehen në vlerë monetare dhe mund të shfrytëzohen për të përfituar zbritje në blerjet e ardhshme në cilëndo pikë të HIB Petrol si dhe në të gjitha produktet dhe shërbimet. E gjitha kjo është dizajnuar për të rezultuar në një eksperiencë pozitive të përbashkët si dhe për t’I dhënë vlerë kënaqësisë së konsumatorëve
Eshtë shumë lehtë t’ia fillosh! Për t’u pajisur me kartelën FamiljaHIB ju mund të regjistroheni në ndonjërën nga pikat e shitjes të HIB Petrol majfton të keni me vete një dokument identifikues.
Pikët do të kenë vlerën e tyre ekuivalente monetare, një pike është e barabartë me 1 (një) cent. Pikët e fituara përmes transaksioneve, do t’iu kreditohen në llogarinë tuaj brenda një periudhe prej maksimum 1 orë. Nëse ndodh që ju e ktheni produktin e blerë, atëherë pikët e përfituara nga transakasioni dhe/apo te përdorura nuk do të ndryshojnë. Pa marrë parasysh mënyrën e pagesës, Ju në cilësi të Anëtarit mund të fitoni pikë nga transaksionet tuaja me rastin e blerjes së produktit ose shërbimit të ofruar nga HIB Petrol SH.P.K., për deri sa transaksioni kalon përmes sistemit të shitjes. Me këtë rast HIB Petrol SH.P.K. është e detyruar që t’iu regjistroj pikët.
Me qëllim të akumulimit të pikëve ju duhet të tregoni kartelën tuaj dhe të identifikoheni si antëtarë I kartelës së lojalitetit FamiljaHIB kur bëni blerje të cilëndo pikë të HIB Petrol dhe në fund të transaksionit, eurot e shpenzuara do të shndërrohen në pikë. Në rast të kundërt nëse dështoni të tregoni kartelën në kohë, atëherë ky dështim mund të rezultoj në mos akumulimin e pikëve, për të cilat HIB Petrol nuk mbanë përgjegjësi
Pikët mund të fitohen gjatë çdo lloj blerje në të gjitha pikët e HIB-it në të gjithë Kosovën, në pompë, restorantet, market si dhe autolarje (nëse janë të disponueshme). Përveq gjatë blerjeve ofertat speciale ju mundësojnë që për çdo Euro të shpenzuar të grumbulloni më shumë pikë dhe më shpejtë.
Pikët e grumbulluara mund të shfrytëzohen si para për çdo blerje në cilëndo pikë të HIB Petrol. Mirëpo KUJDES ato mund të shfrytëzohen si para për blerje vetëm ne formë të pikëve dhe jo të tërhiqen si para të gatshme (cash). Për shembull: 500 pikë të grumbulluara = 5 EUR shpërblim.
Ju në çdo kohë mund të interesoheni për pikët tuaja që i keni në dispozicion për përdorim. Prandaj, për t’u informuar në lidhje me këtë çështje, ju lusim që të na vizitoni në njëren nga pikat shitëse të HIB Petrol SH.P.K.