HIB Petrol sjell derivatet cilësore të cilat mund ti gjeni në të gjitha pikat e shitjes, si dhe depo me shumicë.
Restorantet e HIB Petrol ofrojnë varitet ushqimesh duke filluar nga kuzhina tradicionale shqipëtare me ndikime të kuzhinës europiane.
Varësisht nga kërkesat e klientëve autolarjet ofrojnë: Larje express (pa shampon), Larje e jashtëme (me shampon), Larje e brendshme (vetëm brenda), Larje e tërësishme brenda dhe jashtë.
Një hapësirë e dedikuar për më të vegjëlit dhe më të dashurit tanë – fëmijët. Një vend i sigurtë dhe i këndshëm për fëmijët është në HIB Petrol.
Zyra Qëndrore është përballë hotelit më të madh të vendit, Emerald Hotel. Në zyrën tonë qëndrore është administrata e korporatës e cila menaxhon me të gjitha operacionet e biznesit dhe mbi 1000 të punësuar të kompanisë, anembanë Kosovës.
‘HIB Petrol’ është kompani që mirret me transportin dhe shitjen e derivateve të naftës në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Fillet e kompanisë datojnë qysh prej vitit 1992 kur HIB Petrol filloi biznesin lokal në qytetin e Ferizajit me një stacion të vogël të derivateve në kuadër të së cilit funksiononte edhe marketi dhe restorante, më pas falë përkushtimit dhe punës së palodhshme ndër vite kemi arritur të jemi prezent në 15 pika të shitjes në 10 qytete të Kosovës dhe të kemi rreth 1000+ individë si staf punues.
Produkte dhe shërbime cilësore, përgjegjësi sociale dhe integirteti, janë virtytet themelore të filozofisë tonë korporative të cilat na kanë bërë që sot të gëzojmë suksesin e një lideri në tregun e kësaj natyre. Puna në një treg sfidues jo gjithmonë është e lehtë arsye për të cilat HIB Petrol ka vendosur standarde të larta të cilësis, performancës dhe sjelljes etike biznesore. Principet e kompanisë tonë bazohen në promovimin e besimit, punës në ekip si dhe profesionalizmit.
Përveq Manualit të Cilësisë HIB Petrol operon brenda kornizave të standardit ISO 9001 për menaxhimin e cilësisë, si dhe ISO -14001 për menaxhim mjedisorë. Dëshira dhe vullneti për produkte cilësore na ka shtyer në lidhjen e kontrata me gjigand botërorë për importin dhe shitjen e derivateve Unleaded 100 RON Power, Euro Super 95, Euro Diesel 10 PPM, Euro Diesel 10 PPM Power.
HIB Petrol po ashtu ka zhvilluar edhe projektin për “Rishiqim social dhe të ambientit” nga IFC dhe në kuadër të këtij projekti jemi pajisur me çertifikatën e Standardit OHAS – 18001 për “Sistemin e Menaxhimit të Shëndetit dhe Sigurisë Profesionale”.
Bashkëpunimi, saktësia, siguria, përkrahja e vazhdueshme që HIB Petrol na ka ofruar deri tani, ka treguar një faktor shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin afatgjatë për kompaninë tonë.
Të gjitha shërbimet nga HIB Petrol janë kryer me sukses, sipas kushteve dhe afateve te parapara. Ne vlersojmë lartë bashkëpunimin që kemi me korporatën HIB.
Bashkëpunimin me HIB Petrol e cilësojmë si shumë të nevojshëm, profesional dhe mbi të gjitha, korrekt. Përmes këtij bashkëpunimi ne jemi në gjendje të lëvizim sigurtë dhe të jemi afër njerëzve në nevojë.
HIB kanë shërbim korrekt dhe janë gjithmonë në përputhje të plotë me kërkesat tona. Kompania ofron përpikshmëri dhe efikasitet të plotë teknik dhe menaxherial.
Kompania “HIB Petrol” ka treguar fleksibilitet dhe korrektësi ndaj të gjitha përgjegjësive të Radio
Televizionit Dukagjini. “HIB Petrol” poashtu në çdo kohë vazhdon të jetë i gatshëm të ofroj risi, të krijoj
mundësi ndryshimi dhe ide të reja për sukses të dyanshëm.
HIB Petrol është njëri ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë. Si njëra ndër korporatat më të mëdha në Kosovë, ne synojmë që të jemi edhe ndër punëdhësit më të mirë dhe më atraktiv në treg.