Në vazhdën e aktiviteteve solidare që po bën kompania HIB Petrol, për festat e fundvitit, sot pas Leposaviqit, ata kanë organizuar edhe një aktivitet simbolik në Qendrën e përkujdesit ditor “Pema” në Ferizaj, e cila ofron përkujdesje për fëmijët me nevoja të veçanta dhe ata me sindroma të ndryshme.
E po këta fëmijë sot pranuan dhurata festive nga kompania HIB Petrol.Ndonëse hezituan të dalin para kamerave, fëmijët e kësaj qendre u shprehën shumë të lumtur për dhuratat që i morën.Frosina Islami nga kompania Hib Petrol tha se kompania e tyre e ka parë të arsyeshme shpërndarjen e këtyre dhuratave tek këta fëmijë në mënyrë që ata të iu gëzohen këtyre dhuratave.“Si pjesë e aktiviteteve të sotme ka qenë edhe shpërndarja e dhuratave në Qendrën e përkujdesit ditor me lokacion në Ferizaj.
Kjo qendër përkujdeset për fëmijët me nevoja të veçanta dhe me sindroma të ndryshme. E kemi pa të arsyeshme me ardhë edhe këtu me i shpërnda disa dhurata. Pse jo me i gëzu edhe këta fëmijë”, tha ajo për Ekonomia Online.Islami premtoi që kjo nuk do të jetë hera e fundit që këta fëmijë u gëzohen dhuratave të HIB Petrol, pasi që kjo kompani do vazhdojë me aksione të tilla edhe në të ardhmen.“Patjetër ne do të bëjmë edhe aktivitete të tjera nëse e kemi në dorë si korporatë për njerëzit që kanë nevojë për neve. Faleminderit organizatës “Pema” që na kanë pranuar sot dhe besoj që aktivitetet e tilla janë shumë të nevojshme dhe asnjëherë të mjaftueshme sa duhet”, tha ajo.
Recent Comments