
Kompania HIB Petrol është krijuar në vitin 1992 me destinim për ushtrimin e aktivitetit tregtar, ndërsa ushtrimin e veprimtarisë e filloi në gjysmën e vitit 1993, Me që krijimi i kompanisë është dedikuar për tregtimin me derivate të naftës, kjo periudhë e pushimit (grace period) është bazuar në blerjen e investimeve në strukturat ndërtimore dhe pajimeve.
Nga periudha e pasluftës e gjer më sot, kompania HIB Petrol ka bërë shumëfishimin e kapaciteteve të saja teknike. Përpos vendndodhjes së veprimtarisë së vjetër që gjendet në periferi të qytetit të Ferizajt afër magjistrales Prishtinë-Ferizaj-Hani i Elezit (Republika e Kosovës)-Shkup (Republika e Maqedonisë) janë ngritur edhe pikat e shitjes në këto lokacione:
HIB Petrol në bazë të treguesve fizik dhe financiar, radhitet në mesin e kompanive më të fuqishme të biznesit në Republikën e Kosovës.
Deri në fillim të vitit 2010 në kompani janë të punësuar 130 punëtorë. Shuma e përgjithshme e investimeve në strukturat teknike regjistron shifrën 5.9 milion Euro.
Në vitin 2010/2011 do të përfundohet objekti hotelier i cili tani është në fazën e zhvillimit sipas dinamikës së projektit.
| Adresa: | Ferizaj |
| Tel: | +381 (0)290 365-801 |
| +381 (0)290 365-802 | |
| Fax: | +381 (0)290 365-800 |
| info@hibpetrol.com |